INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Opozita nuk tërhiqet për largimin e Ramës/ Basha: ‘Me krimin nuk ka negociata dhe marrëveshje’

Opozita nuk tërhiqet për largimin e Ramës/ Basha: ‘Me krimin nuk ka negociata dhe marrëveshje’

Publikuar më: 20:52 17-06-2019

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë në mbrëmjen e sotme në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp. Në fjalën e tij kreu i opozitës ka folir rreth përgjimeve të reja të publikuara nga gazeta gjermane “Bild”, duke u shprehur se edhe njëherë u faktuan akuzat e opozitës. Ndër të tjera ai shtoi se marrëveshje me krimin në pushtet nuk ka deri në largimin e kryeministrit Rama:

Pa largimin e Edi Ramës dhe të klikës kriminale që është sot në pushtet nuk do të ketë asnjë hap përpara.

Pa nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që nën drejtimin e Edi Ramës frikësuan, kërcënuan, dhunuan, vodhën dhe blenë votën e shqiptarëve nuk do ketë asnjë përparim.

Unë dhe demokratët nuk mund të tërhiqemi dhe nuk do të tërhiqemi kurrë nga këto dy objektiva çliruese për Shqipërinë.

Sot, më shumë se kurrë ne ndihemi të sigurt në drejtësinë e kauzës tonë, dhe të rrugës që kemi ndjekur.

Ata që besonin se me këtë bandë grabitqare dhe kriminale në pushtet mund të dialogohej në Kuvend, mund të bëheshin reforma me konsensus, mund të përdoreshin rrugë institucionale, sot duhet të flakin tutje edhe iluzionin e fundit, që mund të kishin për metodën e bashkëbisedimit demokratik me Edi Ramën.
Sot është e qartë se largimi nga parlamenti dhe braktisja e zgjedhjeve farsë ishin vendimet e duhura.

Pa asnjë mëdyshje.

Qëndrimi në këtë Kuvend dhe pjesëmarrja në zgjedhje farsë do të na kthente në fasadë të pushtetit të krimit.

Me krimin nuk mund të ketë dialog, nuk mund të ketë negociata dhe as nuk mund të bëhen lëshime.

Ky është standart perëndimor.

Unë dhe të gjithë demokratët do t’i qëndrojmë deri në fund këtij standarti: Me krimin nuk ka negociota dhe marrëveshje.

Article Logic
Execution time: 0.0026099681854248