INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Oppo mund ta mbushë një bateri të telefonit për vetëm 15 minuta

Oppo mund ta mbushë një bateri të telefonit për vetëm 15 minuta

Publikuar më: 16:31 23-02-2016

Shumë përdoruesve nuk iu lë përshtypje një telefon nga Oppo, por një specifikë e re e njërit prej modeleve të reja të telefonave të saj do t’i bëjë shumë njerëz kurreshtarë.

Në Kongresin Botëror Mobil, kompania ka prezantuar VOOC – teknologjinë e saj të re të mbushjes së shpejtë të telefonit - në qoftë se rezultatet vërtetë janë aq premtuese siç thonë ata, atëherë përdoruesit e telefonave të Oppo do të jetë në gjendje për mbushur telefonin e tyre plotësisht për vetëm 15 minuta.

Oppo thotë se vetëm kaq kohë do të marrë për ta mbushur një bateri të fikur tërësisht me kapacitet prej 2,500mAh në 100%, dhe se teknologjia do të punojë mbi MicroUSB-në tradicionale dhe USB Type-C.

Kjo është edhe më shpejt se sa teknologjia e Quick Charge 3.0 e lansuar nga Qualcomm, e cila mund ta mbushë një telefon në 80 për qind për rreth 35 minuta.

Inxhinierët thonë se ky karikues rrit edhe jetëgjatësinë e baterisë me katër orë të tjera. Karikuesi ka si karakteristikë ndalimin e punës kur kupton se ka karikuar 100% një bateri.

Ky karikues mund të blihet online për 89 dollarë, ndërsa në treg do të hidhet në qershor.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0032961368560791