Padyshim që kur vjen puna tek ndotja e mjedisit, të gjithë duhet të shqetësohemi. E ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, zëvendës ministrja e mjedisit Ornela Çuçi, ka sqaruar për të gjithë punën që kryejnë inceneratorët.
Çuçi u shpreh se inceneratorët shërbejnë si pika grumbullimi për mbetje mikse, me përjashtim të mbetjeve të rrezikshme si bateritë e makinave etj.
Pra inceneratorët sipas zëvendës ministres së mjedisit, i djegin mbetjet pa shkaktuar ndotje të madhe në mjedis për vetë faktin se kjo lloj teknologjie është shumë e avancuar.
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme: