INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
OSHEE përgatitet për festat e fundvitit, ja numrat që duhet të kontaktoni në rast problemesh

OSHEE përgatitet për festat e fundvitit, ja numrat që duhet të kontaktoni në rast problemesh

Publikuar më: 14:47 25-12-2017

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE SH.A), po ndjek me vëmendje regjimin e furnizimit me energji elektrike, bazuar mbi planin e masave të Shtabit Qendror të Gatishmërisë. Plani i Masave për gadishmërinë e festave të fundvitit 2017, synon të sigurojë furnizimin me energji elektrike të të gjithë konsumatoreve. OSHEE ka vendosur në pikat strategjikë të rrjetit të shpërndarjes rreth 1500 punonjës, të cilët monitorojnë 24 orë situatën e furnizimit me energji elektrike.
Baza materiale, mjetet e transportit, grupet e gatishmërisë, janë në dispozicion për mbarëvjatjen e procesit të furnizimit me energji elektrike, në të gjithë territorin, për ndjekjen e regjimit të punës së rrjetit shpërndarës, lokalizimin e defekteve dhe marrjen e masave për zgjidhjen e avarive, të rrjetit shpërndarës që furnizon:
• Spitalet,
• Hidrovorët,
• Objektet e rëndësisë së veçantë administrative,etj,
• Të gjithë konsumatoret, deri tek më i fundit

Në kuadër të masave tekniko-organizative për stabilizimin dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit, OSHEE vendosi grupe gadishmërie prane N/Stacioneve, linjave 35 kV, fidrave dhe kabinave TM/TU. OSHEE ka publikuar për konsumatorët numrat e kontaktit në bazë rajonesh, të cilat janë në shërbim 24 orë, te http://oshee.al/kontakt/, në rrjete sociale, dhe i është shpërndarë edhe medias. Gjithashtu, për të gjithë territorin qëndron në funksion numri unik call center Call Center i 042274141.

Plani i Masave
• Grupe gadishmërie pranë fidrave të rëndësishëm, që furnizojne hidrovoret, spitalet dhe institucionet e rendesisë së veçantë;
• Personel perforcues pranë rrjetit dhe kabinave, për ta kthyer menjehere ne gadishmeri teknike ne rast avarie;
• Ekipe të terrenit për të shërbyer sa me shpejt per likuidimin e avarive;
• Bazë materiale të emergjencës për te garantuar likuidimin e avarive;
• Mbajtja në gatishmëri e mjeteve të transportit, makinave teknologjike dhe aparate portative.

Numrat e Kontaktit

Numri unik Call Center 042274141

Rajoni Shkodër
Shkodra, Kopliku, Puka dhe Lezha
022 801 023
022 801 024
022 801 025
022 801 026
022 801 028

Rajoni Kukës
Has, Tropojë dhe Kukës
044 326 242

Rajoni Burrel
Mirditë, Burrel, Bulqizë, Dibër dhe Laç
021 723 221
021 723 222

Rajoni Durrës
Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Shijak, Fushë-Krujë dhe Krujë
052 902 222

Rajoni i Tiranë
Tirana, Vora, Kamza dhe fshatrat
044 528 888
044 505 269
044 505 270

Rajoni i Elbasanit
Elbasan, Peqin, Cërrik, Gramsh, Librazhd dhe Përrenjas
054 243 953
054 257 400

Rajoni i Fierit
Fier, Ballsh, Mallakastër dhe Tepelenë
034 600 300
034 600 301

Rajoni i Beratit
Berat, Skrapar, Kuçovë dhe Lushnjë
032 230 520
032 232 311

Rajoni i Korçës
Pogradec, Korçë, Bilisht dhe Kolonjë
082 245 919

Rajoni i Vlorës
Vlorë dhe Himarë
033 426 260
033 407 400

Rajoni Gjirokastër
Gjirokastër, Sarandë, Delvinë dhe Përmet
084 410 517
084 410 519

Article Logic
Execution time: 0.0038051605224609