INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Pacolli braktis koalicionin LAA . A do të jetë AKR pjesë e qeverisë? [VIDEO]

Publikuar më: 16:53 04-09-2017

Koalicioni LAA është prishur gati tre muaj pas përfundimit të zgjedhjeve në Kosovë. I renditur i treti përsa i përket votave të marra gjatë zgjedhjeve, ky koalicion nuk ka arritur të qëndroj i bashkuar. Duket se kjo gjë do ti shërbejë koalicionit që mori më shumë mandate PAN i cili po kërkon që të plotësoj numrat për formimin e qeverisë. Ky koalicion ka shtyrë disa herë mbajtjen e seancës parlamentare për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka konfirmuar zyrtarisht se marrëveshja me Lidhjen Demokratike të Kosovës është prishur. Pas një takimi të gjatë me Isa Mustafën, Pacolli ka konfirmuar se më nuk janë pjesë e koalicionit LAA. Kjo prishje e koalicioni AKR-LDK i hap rrugë krijimit të institucioneve qeverisëse në vend. Behgjet Pacolli ka thënë se e respekton kryeministrin në largim Isa Mustafa ndërsa ka shtuar se nga sot rrugët e tyre janë ndarë. Më tej Pacolli është shprehur se partia e tij do të jetë një grup i vetëm parlamentar.

Article Logic
Execution time: 0.0028879642486572