INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Pacolli jep lajmin e mirë: "Kosova i ka siguruar votat për anëtarësim në UNESCO" [VIDEO]

Publikuar më: 17:14 21-09-2017

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, dha lajmin e mirë se Kosova ka siguruar votat e mjaftueshme për anëtarësimin e saj në UNESCO. Duke folur për KTV Pacolli tha se me pak ditë punë dhe me shumë takime që ka zhvilluar në SHBA ka siguruar vota të reja për anëtarësim në UNESCO. Po ai ka shtuar se parakusht për anëtarësimin janë dy ligje që kanë të bëjnë me barazinë fetare dhe që duhet të kalojnë në Kuvendin e Kosovës. Ministri i Jashtëm u shpreh se “Kosova duhet të aplikojë në UNESCO edhe pse është goxha vonë. Ka kaluar një kohë e gjatë dhe është bërë pak”. “Unë kam studiuar edhe strategjinë edhe mënyrën e punës si do të bëhet sigurimi i votave. Jam i inkurajuar dhe them se do të kemi votat për UNESCO”-tha Pacolli. Ndër të tjera zëvendëskryeministri bëri të ditur se nga bisedimet me vendet e tjera praktikisht Kosovës i janë garantuar mes 15 dhe 20 vota për UNESCO. Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-së votoi dy vite më parë kundër pranimit të Kosovës në këtë agjenci të specializuar të Kombeve të Bashkuara për arsim, kulturë dhe shkencë. Nga 142 anëtarë, 92 votuan pro Kosovës, 50 kundër dhe 29 shtete abstenuan. Kosovës do të ishte bërë anëtare e UNESCO-s, nëse do të kishte siguruar edhe 3 vota.

Article Logic
Execution time: 0.0012848377227783