INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Pacolli kërkon nga BE. Të anashkalohet Demarkacioni për heqjen e vizave në Kosovë [VIDEO]

Publikuar më: 16:46 29-09-2017

Institucionet e Kosovës nuk do ta ratifikojnë versionin aktual të Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Këtë qëndrim e ka mbajtur ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli pas takimit që zhvilloi në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Ai ka kërkuar që kushti i Demarkacionit të anashkalohet në këtë fazë, në mënyrë që qytetarëve të Kosovës t’u hiqen vizat. Ministria e Jashtme bën me dije se Pacolli ka shprehur bindjen se “liberalizimi i vizave është hapi vendimtar, që duhet kryer tani. Një hap i tillë ndikon fuqishëm në perspektivën e të rinjve kosovarë, që janë të edukuar mirë, me mendje të hapur dhe për një Kosovë me frymë të re evropiane. Nga ana e saj, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Mogherini, ka theksuar se viti i dytë i mandatit të këtij Komisioni do të jetë vendimtar për integrimin evropian të rajonit, të Kosovës dhe pse jo për çështjen e liberalizimit të vizave në veçanti. Në vazhdim të takimit është diskutuar edhe për fazën e re të dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Article Logic
Execution time: 0.0034201145172119