INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paditet kryeprokurorja Arta Marku

Paditet kryeprokurorja Arta Marku

Publikuar më: 16:27 11-10-2018

Prokurorja e Krimeve të Rënda Sonila Muhametaj padit kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku.

Ajo e ka depozituar padinë në Gjykatën Administrative dhe kërkon shfuqizim të urdherit të Markut, me anë të të cilit e transferoi nga Krimet e Rënda në Prokurorinë e Pukës.

Padia do të shqyrtohet nga gjyqtarja administrative Elda Vrioni.

Prokurorja Muhametaj kërkon shfuqizimin e vendimit të Markut pasi, sipas padisë ështe shkelur ligji për statusin e prokurorëve dhe se prokurorja e përgjithshme e përkohshme ka tejkaluar kompetencat.

Article Logic
Execution time: 0.0036017894744873