INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paga e Hardinajt 3 mijë euro. Vetëvendosje: Vendimi skandaloz, do ta çojmë në Kushtetuese [VIDEO]

Paga e Hardinajt 3 mijë euro. Vetëvendosje: Vendimi skandaloz, do ta çojmë në Kushtetuese [VIDEO]

Publikuar më: 17:20 22-12-2017

Vendimi i fundit i kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj ka ngjallur debate dhe reagime të shumta. Me vendim të Këshillit të Ministrave, Haradinaj ia dyfishoi pagën vetes dhe vartësve të tij. Vendimi për pagat i jashtëligjshëm . Paga e kryeministrit ishte 1300 euro dhe me vendimin e fundit shkon në 2950 euro. Dyfishim të pagave u vendos edhe për zëvendësministrat, stafin politik të kryeministrit e disa zyrtarë tjerë. Dyfishimi i pagës së Haradinajt është konsideruar i paligjshëm. Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar duke u shprehur se do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë. Deputetja e VV’së Albulena Haxhiu bëri të ditur se ka dorëzuar në Agjencinë Kundër Korrupsion vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave. Të njëjtën ankesë do ta dërgojë edhe në Gjykatë Kushtetuese. Për deputeten e Vetëvendosjes vendimi i Qeverisë, është vendim skandaloz.
“Me pas kryeministri rrogën më shumë se 10-fishi i pagës mesatare në vend është e papranueshme. Një pensionist i merr 75 euro, qytetarët që marrin ndihmë sociale edhe më pak. Me një kalkulim të thjesht i bie se Haradinaj me ministra do t’i kenë pagat më shumë se 40-fishi i pensioneve!”-shkruan deputetja Haxhiu

Article Logic
Execution time: 0.0035951137542725