Një person i infektuar me HIV në Malawai, është arrestuar pas urdhrit të dhënë nga presidenti i vendit. Eric Aniva, i njohur si hienë, paguhej për të bërë seks me fëmijë, për një shifër prej 3 pound. I pyetur nga BBC, ai është shprehur se nuk u kishte treguar personave që e pagunin se ishte HIV pozitiv. E tmerrshme ishte edhe deklarata e tij pasi thotë se vajzat morën kënaqësi nga këto abuzime.
Presidenti i Malawisë, Peter Mutharika, ka thënë se policia duhet ta hetojë dhe ta dënojë atë për këto raste të tmerrshme që ai vetë i ka pranuar.