Pas shkarkimit të trajnerit të kombëtares, Panuçit, ka reaguar edhe ish-deputeti Edi Paloka. Nëpërmjet një statusi në Facebook, ai ka krahasuar ish-trajnerin e Kombëtares me Edi Ramën, që vetëm shajnë, bërtasin dhe hedhin në gjyq kur nuk iu pëlqen e vërteta.
Statusi i Edi Palokës
Ishte bërë Panuci si Rama!
Një milioner që nuk bënte asnjë pune, vazhdonte të merrte lekët e shqiptarëve e vetëm bërtiste kundër të gjithëve.
Arrogant dhe hakmarrës. Nuk pranonte asnjë faj po për çdo dështim të tij akuzonte të tjerët; një herë e kishin fajin lojtarët e herën tjetër gazetarët.
Ata që i thonin të vërtetat në sy, i hidhte në gjyq për shpifje.
Çdo ndeshje e tij ishte një dështim dhe një “skandal” më vete, po ai nuk pranonte të jepte dorëheqje ; “ kam kontratë të firmosur e do qëndroj deri në fund të mandatit “-thoshte dhe ai.
Më në fund Panucin e shkarkuan dhe mbrëmë kombëtarja , që kishte 10 ndeshje pa bërë asnjë gol, fitoi 3-0 …
Panuci iku dhe Shqipëria fitoi. Atë e shkarkoi Federata, ja prishi kontratën.
Ramën do e shkarkoje populli…
Rama VAFANCULO