INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paloka: “Tahiri, makthi i Ramës. Sa herë shfaqet i kujton mëkatet”

Paloka: “Tahiri, makthi i Ramës. Sa herë shfaqet i kujton mëkatet”

Publikuar më: 08:24 20-04-2018

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka sulmuar kryeministrin Rama për alibinë që ai përdori për rekomandimin e KE-së, dhe për sulmin ndaj opozitës. Paloka shkruan se “aspak origjinal në mbrojtjen e tij prej dështaku, foli për armiq të brendshëm e të jashtëm vetëm se ketë herë “armiqtë” e lidhur me opozitën, nuk ishin rusë”. Më tej demokrati shton se “kjo ishte shfaqja që po jepte dje në Parlament , kur ju shfaq Tahiri, makthi i tij me i fundit. Ai që i hedh poshtë çdo propagandë për drejtësinë e reformuar tek “armiqtë”.
Edi Paloka
Fillimisht u përpoq të mashtronte duke lëshuar në mjegull, nëpërmjet propagandës, idenë se vendimi i Komisionit Evropian nuk ishte rekomandim për herë të dytë, po vetë hapja e negociatave. U arrit deri aty sa “gazetarë” uronin live në emisionet e tyre “hapjen e negociatave”. Hodhi fishekëzjarre e krijoi tym sa mundi aq sa jo vetëm qytetarët e thjeshtë, po dhe njerëz me informacion me të gjerë , u hutuan e menduan që diçka ndryshe kishte ndodhur , të paktën nga nëntori i 2016 kur Komisioni dhe të njëjtin rekomandim. Kur fishekëzjarret pushuan dhe tymi filloi të shpërndahej , kur të gjithë kuptuan se nuk kishte gjë për të festuar, atëherë u kthye në variantin e tij të parapëlqyer; sulm ndaj opozitës.
Aspak origjinal në mbrojtjen e tij prej dështaku, foli për armiq të brendshëm e të jashtëm vetëm se ketë herë “armiqtë” e lidhur me opozitën nuk ishin ruse, po gjermane, franceze e hollandeze. Të gjithë këta sipas liderit “magjepses” , qenkan kundër Shqipërisë në rastin më të keq. E në rastin më të mirë, kanë rënë viktima të mashtrimeve të Bashës e të opozitës. I vetmi që nuk ka faj e që çdo gjë e ka bërë mirë është AI.
Po nuk kuptohet në logjikën e tij se pse këta “armiqtë” e anëtarësuan Shqipërinë në NATO, i liberalizuan vizat ,i dhanë statusin e vendit kandidat e vetëm tani që qeveris lideri “magjepsës” , papritur nuk na duan me ?!
I ka mashtruar opozita... Papritur ky “i paafti” Basha doli aq i zoti sa të errësoj ndriçimin e liderit “magjepsës” , madje edhe tek parizienët?!!!
Kjo ishte shfaqja që po jepte dje në Parlament , kur ju shfaq Tahiri, makthi i tij me i fundit. Ai që i hedh poshtë çdo propagandë për drejtësinë e reformuar tek “armiqtë”. Ja kërkojnë si shembullin minimal për të vërtetuar se drejtësia nuk është e kapur prej tij, po sa herë bëhet gati , ta lëshojë, Tahiri i shfaqet dhe i kujton gjithë mëkatet .
Ju shfaq dhe dje dhe ja menderosi gjithë propagandën për faktin pse nuk ja hapin negociatat .

Article Logic
Execution time: 0.0023009777069092