INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Pamje dramatike, avionët rusë bombardojnë kamionët me ndihma humanitare të OKB-së [VIDEO]

Publikuar më: 12:01 20-09-2016

SHBA-ja ka shprehur “zemërimin” mbi sulmin ndaj një autokolone që po transportonte ndihma humanitare në afërsi të qytetit sirian të Aleppo , sulm që sipas një grupi monitorimi, la 12 civilë të vdekur. OKB konfirmoi se autokolona u godit pranë qytetit të Urm Al Kubra pa dhënë detaje të mëtejshme. Por, sipas aktivisteve, sulmi ajror shënjestroi kamionët disa orë pasi ushtria njoftoi dështimin e armëpushimit. Ndërkohë, Uashingtoni paralajmëron Moskën, duke thënë se do të rivlerësojë perspektivën e një bashkëpunimi në të ardhmen. “Destinacioni i kamionëve dihej nga regjimi sirian dhe federata ruse, por prapë vullnetarët u vranë në përpjekjen për të ndihmuar popullin sirian”, ishin fjalët e zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, John Kirby.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Londër bëri të ditur se pas sulmeve qëndronin avionët sirianë ose rusë, ndërsa Damasku ende nuk ka reaguar. Sipas grupit, mes viktimave përfshiheshin vullnetarë të “Gjysmëhënës së kuqe” dhe shoferë. Përfaqësuesi i OKB-së, Stefen Obrian tha se ai që e quajti një sulm të pashpirt mund të përbëjë krim lufte.

Të paktën 18 prej 31 kamionëve që ishin pjesë e autokolonës me ndihma u goditen siç bëri të ditur një zëdhënës i OKB. Aty gjendeshin ndihma për rreth 78 mijë persona në nevojë. Sulmi sinjalizoi dështimin e përpjekjeve të fundit nga SHBA dhe Rusia për të ndalur dhunën në Siri, me ushtrinë që deklaroi dështimin e armëpushimit.

Article Logic
Execution time: 0.0035951137542725