Kryeministri ka publikuar në profilin e tij në facebook disa fotografi nga punimet në Bulevardin e Ri. Ky është një zgjatim që vijon aty ku përfundon bulevardi Zogu i parë, pritet të ketë dhe një parkim nëntokësor.
Rama shton se parku i madh përgjatë bulevardit do rrisë ndjeshëm përmasën gjelbërore të kryeqytetit.
Sipas kryeministrit mund të thuhet pa frikë se Euro2020, Fan Zonë e Tiranës, do të mund të spostohet nga sheshi Nënë Tereza në bulevardin e ri, ku hapësira e re urbane do të jetë një spektakël më vete.
“Një bravo e madhe për Bashkinë dhe kryetarin tonë Erion Veliaj”, shkruan Rama.