INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Panariti nga SHBA: Për të ulur abuzimet do krijojmë bursën bujqësore [VIDEO]

Publikuar më: 11:26 15-07-2016

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti prej disa ditësh po mban takime të rëndësishme në SHBA. Së fundmi ai është pritur nga Drejtori për Politikat Bujqësore, Eric Luftman, ku i prezantoi modelin e zhvillimit të bujqësisë shqiptare. Sipas ministrit, modeli i “contract farming” ose i “bujqësisë me porosi”, është motori i zhvillimit të  bujqësisë i orientuar drejt kërkesave të tregut.
Gjatë takimit Panariti, kërkoi dhe mbështetjen për krijimin e bursës bujqësore, pasi sipas tij kjo do të sjellë rregullim të çmimeve të produkteve dhe do të ulë abuzimet.
Gjithashtu, ministri ka shprehur dhe nevojën e mbështetjes amerikane për çertifikimin e prodhimeve organike dhe eksportimin e tyre, drejt tregjeve amerikane. Deri më tani sipas Ministrit të Bujqësisë kanë përfituar çertifikimin e prodhimeve organike rreth 200 firma.
Edhe agro-turizmi ishte në fokusin e bisedimeve dhe Ministri Panariti foli për impaktin pozitiv që ky sektor mund të japë në zhvillimin e zonave të caktuara duke rritur punësimin dhe kohëzionin social.
Ndërsa Drejtori Luftman, pasi dëgjoi me vëmendje Panaritin përgëzoi politikat e ndërmarra nga Ministria e Bujqësisë dhe e siguroi për mbështetje në realizimin e këtyre projekteve.
Ministri u takua dhe me Drejtorin e Zyrës për Europën Qëndrore në Departamentin e Shtetit në Washington, Thomas Yazdgerdi. Me të u bisedua për situatën politike në Shqipëri dhe kryesisht për zhvillimet e fundit në politikën shqiptare, si miratimi i afërt në Parlament i reformës në drejtësi, por dhe për marrëdhëniet në rajon.

Article Logic
Execution time: 0.0032720565795898