A është ky televizori i së ardhmes?
Në pamje të parë duket si një derë e zakonshme xhami, por mjafton të shtypni një buton ose të lëvizni një dorë dhe ekrani i televizorit shfaqet në mënyrë të menjëhershme. Panasonic ka përmirësuar televizorin e markës së saj që kur e zbuloi për herë të parë në Consumer Electronics Show, me qëllimin e qartë që ta bëjë tërësisht të padukshëm. Kompania e njohur ndërroi ekranet LED me ato OLED dhe tani kur vendoset në transparent mode është tërësisht e padukshme, duke i lejuar përdoruesit që të shohin qartësisht përmes tij dhe të mos e kuptojnë fare se aty ndodhet një televizor. Një ekran OLED përdore piksela që vetë-ndizen apo vetë-iluminohen, ndërkohë që LED përdor dritën e pasme për të iluminuar pikselat e saj. Firma japoneze Panasonic jo vetëm krijoi televizorin e padukshëm, por gjithashtu përmirësoi cilësinë e imazhit në atë pikë sa është e njëjtë me atë të gjithë televizorëve të tjerë ekzistues bashkohor.