INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Panik në Manchester, 10 të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një festival

Panik në Manchester, 10 të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një festival

Publikuar më: 10:28 12-08-2018

Dhjetë persona kanë mbetur të plagosur nga disa të shtëna me armë zjarri në qytetin e Manchesterit. Mediet britanike njoftuan se shkëmbimi me armë zjarri ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit në lagjen Side Moss, ku ndodheshin të plagosurit.. Disa prej të lënduarve janë më rëndë, por që janë jashtë rrezikut për jetë. "Ka disa njerëz të shtruar në spital, por askush nuk është në rrezik për jetën", tha detektivi i policisë Debbie Dooley nga policia e Mançesterit. "Agjentët mbajnë nën vëzhgim zonën ku kanë ndodhur vrasjet dhe punojnë për të identifikuar personin përgjegjës për këtë sulm", shtoi ai. Në rrjetet sociale janë publikuar edhe pamjet e para pas sulmit me armë ku duken njerëzit duke u larguar të alarmuar. Ngjarja ka ndodhur pak pas përfundimit të një eventi që njihet si “Festivali i Karaibeve”. Më 22 maj të vitit të kaluar, Manchester u trondit nga skenat e një sulmi të përgjakshëm. Kur Ariana Grande doli në skenë një njëzet e dy vjeçar britanik me origjinë libiane shpërtheu një bombë që shkaktoi vdekjen e 22 personave, duke përfshirë një fëmijë tetë vjeç ndërsa u plagosën qindra persona.

Article Logic
Execution time: 0.0022799968719482