INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Papa Françesku firmos lumturimin e 38 martirëve shqiptarë

Papa Françesku firmos lumturimin e 38 martirëve shqiptarë

Publikuar më: 12:07 27-04-2016

Ati i Shenjtë ka firmosur Dekretin e Lumturimit të 38 Shërbëtorëve të Hyjit Imzot Vinçenc Prennushi e Shokët, Martirë. Lajmi është dhënë nga Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë. Në njoftimin e shpërndarë për mediat thuhet se tashmë mbetët vetëm përcaktimi i vendit dhe datës së lumturimit të 38 martirëve.

Ja komunikata për shtyp:

“Pasditen e djeshme, më datë 26, e kremtja e Nënës së Këshillit të Mirë, Pajtorja e Shqipërisë dhe e Shkodrës, Ati i Shenjtë Françesku, duke mirëpritur në audiencë Kardinalin Angelo Amato SDB, Prefekti i Kongregatës për Çështjen e Shenjtërve, nënshkroi Dekretin e Lumturimit të 38 Shërbëtorëve të Hyjit Imzot Vinçenc Prennushi e Shokët, Martirë.

Firmosja e Dekretit është akti i fundit pas itinerarit të gjatë të Procesit Dioqezan rezultati i të cilit, është studiuar gjatë dhe është miratuar si nga Komisioni i Teologëve ashtu edhe nga ai i Kardinalëve.

Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë në marrëveshje me Kongregatën për Çështjet e Shenjtërve dhe me Postulacionin e Përgjithshëm të Fretërve Minorë do të caktojë dhe do të komunikojë vendin dhe datën në të cilën do të zhvillohet Kremtimi solemn i Lumturimit”.

Article Logic
Execution time: 0.0035781860351562