INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Papa Françesku lan këmbët e myslimanëve dhe hinduve

Publikuar më: 15:52 25-03-2016

Si çdo vit, Papa Françesku ka kryer ritualin për Pashkë. Ai është ulur në gjunjë, ka larë dhe puthur këmbët e besimtarëve. Por, ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë shërbimi është bërë ndaj refugjatëve.

“Holy Thursday Mandatum” risjell skenën e Jezusit që lan këmbët e apostujve para kryqëzimit, dhe performohet nga Papa dhe liderët e tjerë katolikë për të kujtuar besimtarëve se ata janë për ti shërbyer të tjerëve me përulësi.

Kështu, myslimanë, hindu, të krishterë, e të tjerë, kanë qenë njerëz të ndryshëm në Castelnuovo të Italisë, të cilëve u ka shërbyer Ati i Shenjtë.

Këtë vit u përfshin për herë të parë edhe femra, dhe ceremonia ka një domethënie më të veçantë pas sulmeve në Bruksel.

“Të gjithë ne së bashku, myslimanë, hindu, katolikë, vëllezër, bij të të njëjtit Zot, duam të jetojmë në paqe”, është shprehur Papa.

Article Logic
Execution time: 0.0054869651794434