Papa Françesku ka pritur në Vatikan, parukierët e Komitetit të Shën Martinit de Porres. Gjatë takimit, Papa u bëri thirrje parukierëve që t’i trajtojnë klientët me mirësjellje dhe të qëndrojnë larg thashethemeve.
“Ushtrojeni profesionin tuaj me stil të krishterë, duke i trajtuar klientët me njerëzi e mirësjellje, duke u thënë përherë fjalë të mira dhe inkurajuese e duke u ruajtur nga tundimi i thashethemeve, që i shkon shumë për shtat profesionit tuaj. E dimë të gjithë! Secili nga ju, në këtë profesion tipik, mund të veprojë gjithnjë me drejtësi, duke sjellë, kështu, një kontribut shumë pozitiv për të mirën e shoqërisë”, ka deklaruar Papa.