INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paralajmërimi i FMN: Shqipëria kërcënohet nga rreziqe finaciare! Ja kush janë…

Paralajmërimi i FMN: Shqipëria kërcënohet nga rreziqe finaciare! Ja kush janë…

Publikuar më: 11:20 18-01-2016

Fondi Monetar Ndërkombëtar në një raport të posaçëm për Shqipërinë, paralajmëron vendin tonë se rreziku më i madh financiar me të cilin do të përballemi është fatura e kompesimit të pronave. Në raport thuhet se pretendimet për kompesimin e ish pronarëve janë sa 70 për qind e Prodhimit Kombëtar, pra rreth 7 miliardë euro.Pak muaj më parë, qeveria aktuale miratoi një ligj të ri për kompesimin e pronarëve, ku ëhstë përcaktuar se në dhjetë vitet e ardhshme buxheti do të paguaje 50 miliardë lekë ose 500 milionë dollar si kompesim financiar për pronarët dhe në të njëtën kohë qeveria do të vendos edhe një fond pronash për kompesim fizik me vlera e të cilave përllogaritet rreth 80 miliardë lekë ose 800 milionë dollarë. Po këto shifra janë shumë më të vogla nga pretendimet e pronarëve, pasi qeveria ka ulur ndjeshëm çmimin e pronave për kompesi ashtu edhe masën fizike të tyre. Por FMN shkon dhe më tej me analizën kur flet se vendimet mund të sfidohen në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, e cila mund t’u japë te drejtë pronarëve duke detyruar qeverinë të paguajë fatura më të larta. FMN ka veçuar dhe një tjetër rrezik finaciar, që pritet të shkaktohet nga konçesionet. Në raport citohet se deri tani qeveria shqiptare ka nënshkruar të paktën 55 marrëveshje të partneritetit publik-privat, në të cilat ka marrë përsipër një pjesë direkte të kostove, ose në formën e garancive ose si pagesa direkte.

FMN ka përllogaritur se fatura totale e tyre është sa 7 për qind e prodhimit Kombëtare ose gati 700 milionë euro.        

- Po cilat janë ato -

- Shërbimi i skanimit me një kosto sa 2 për qind e PB.

- Ai në shëndetësi i check up-it që kushton sa 1 për qind e PBB.

- Konçesioni i Milot-Morinës ose rrugës së Arbrit që mund ta fryjnë edhe më shumë faturën.

Sipas FMN të gjitha këto janë detyrime të fshehta, që nuk figurojnë në shifrën zyrtare të borxhit, por nëse do të materializohen ato do të vënë në vështirësi të thellë financiare Shqipërinë duke cënuar stabilitetin e ve

Article Logic
Execution time: 0.0036308765411377