INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paralajmërimi i fortë i Xhafaj në Elbasan: Policia do ua nxijë jetën…

Paralajmërimi i fortë i Xhafaj në Elbasan: Policia do ua nxijë jetën…

Publikuar më: 11:51 16-04-2018

“Operacioni i Policisë së Shtetit “Forca e Ligjit” është dhe do të jetë një prioritet i qeverisë”.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, gjatë Forumint Qytetar për Sigurinë Publike të mbajtur në Elbasan, ka theksuar me doza të forta se shteti do të kryejë një betejë ka kompromis kundër kriminelëve.

Xhafaj tha se policia do të zbatojë ligjin njëlloj për të gjithë.

Sipas tij policia duhet t'i japë llogari qytetarëve për punën e tyre, dhe midis tyre duhet të ketë një proces ndërveprimi dhe komunikimi.

“Operacioni “Forca e Ligjit” është i impenjuar te goditja e grupeve kriminale, që cenojnë ekonominë, rendin dhe imazhin e vendit. Është një operacion i suksesshëm, sepse kemi arritur të skedojmë deri tani të gjitha grupet kriminale brenda Shqipërisë, apo edhe jashtë vendit, – tha Xhafaj. – Jo vetëm kemi evidentuar këto grupe, por në bashkëpunim me prokuroritë, kemi mundur të godasim pjesë të rëndësishme të këtyre elementëve”.

Ai e cilësoi të suksesshëm operacionin “Forca e Ligjit” dhe paralajmëroi se “ policia do t’ua nxijë jetën këtyre grupeve kriminale. Sipas tij në Elbasan ka 2-3 grupe kriminale.

“Brenda 3-4 muajve, kemi goditur 7 grupe kriminale, me rreth 100 persona të arrestuar, si drejtues apo anëtarë të ktyre grupeve kriminale, – vijoi Xhafaj. – Përballja me ta është një prioritet. Po punojmë që shumë shpejt t’i vëmë para drejtësisë. Ta kenë të qartë, se policia do ia nxijë jetën, në mënyrë që veprimtaria e tyre kriminale të mund të përballet me drejtësinë, të ndëshkohet, sepse krijojnë shqetësime për sigurinë, rendin, ekonominë e pasurinë e qytetarëve dhe të vendit. Kjo është një betejë pa kompromis, pasi jemi të vendosur për t’i shkuar deri në fund, me çdo sakrificë, të bindur se po bëjmë detyrën në zbatim të asaj çfarë na ngarkon ligji e Kushtetuta. Këta janë një pakicë shumë e vogël dhe policia kërkon mbështetje”.

Article Logic
Execution time: 0.0024549961090088