INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Parashikimi i motit 3 Mars 2018, vranësira dhe reshje në këto zona

Parashikimi i motit 3 Mars 2018, vranësira dhe reshje në këto zona

Publikuar më: 09:43 03-03-2018

Pjesa e parë e ditës mbetet me vranësira dhe reshje të pakta në të gjithë vendin, por shira deri mesatarë në zonat qendrore.

Mesdita dhe orët e pasdites sjellin përmirësim të përkohshëm të motit në vend, megjithatë në mbrëmje dhe gjatë natës, reshjet përfshijnë të gjithë Shqipërinë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin një rritje të lehtë në të dy ekstremumet termike ditore duke luhatur ekstremumet termike nga -1 në 16°C. Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor–Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Article Logic
Execution time: 0.00331711769104