INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Publikuar më: 08:28 19-06-2017

Moti  për sot parashikohet te jetë më kthjellime në pjesën e parë të ditës në të gjithë vendin në përjashtim të zonave lindore të cilat do kenë vranësira  ku më të dukshme do paraqiten në juglindje duke rrezikuar dhe reshje shiu.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në bregdet dhe zonat e ulëta, duke lënë zonat malore jugore dhe juglindore me vranësira dhe shira të izoluar.

Era parashikohet të  fryjë  gjatë  orëve të  pasdites më  së  shumti në  zonat malore dhe  zonat veri-lindore. Temperaturat maksimale për sot pritet të  arrijnë  33 gradë  celsius. Java përgjithësisht do të  jetë  e kthjellët dhe pa reshje shiu. Të  mërkurën parashikohet që  pjesa më  e madhe e vendit të  ketë  vranësira.

Article Logic
Execution time: 0.0035390853881836