Moti ditën e sotme pritet të jetë me kthjellime por edhe reshje të dobëta shiu në disa qarqe të vendit.
Parashikimi i motit nga IGJEUM:
RESHJET
Sot priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Dibër, Elbasan dhe Tiranë, ndërsa në qarqet e tjera nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 13 / 21 °C
në vendet e ulëta: 11 / 23 °C
në vendet malore: 6 / 19 °C
ERA
Sot era pritet të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet deri mesatare.
ZJARRET NË PYJE
----------------------
Sot të gjitha qarqet pritet të jenë në nivelin “S’KA RREZIK” për zjarre në pyje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në disa qarqe pritet rrezik “I ULËT” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht qarqet: Korçë (Per?ndim), Fier (Jug) dhe Vlorë (Veri).