INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paratë nga industria e drogës në Shqipëri, BE: 300 herë më shumë se vendet e zhvilluara [VIDEO]

Paratë nga industria e drogës në Shqipëri, BE: 300 herë më shumë se vendet e zhvilluara [VIDEO]

Publikuar më: 20:48 23-11-2016

Në progres raportin e fundit të Komisionit Europian dominon industria e drogës shqiptare. Bashkimi Europian shprehet me anë të këtij raporti se industria e drogës në Shqipëri përbën 2.6 për qind të prodhimit kombëtar. Këto para të fituara nga industria e narkotikëve përbëjnë një peshë domethënëse të ekonomisë shqiptare, e cila nëse krahasohet me vendet e zhvilluara është deri në 300 herë më e madhe.

Sipas Komisionit Europian, në ekonomitë perëndimore si Franca, Italia, Gjermania apo Mbretëria e Bashkuar, pesha e industrisë së drogës në prodhimin kombëtar luhatet nga 0.07 për qind deri në 0.19 për qind.  Me vlerën prej 2.6 për qind e prodhimit kombëtar, industria e drogës në Shqipëri xhiron të njëjtën vlerë sa gjithë sektori i arsimit publik dhe privat ose ai i hotelerisë dhe restoranteve.

Article Logic
Execution time: 0.0038409233093262