Në një konferencë për shtyp të mbajtur pak minuta më parë në Hôtel de Ville organizatorët prezantuan përballë shtypit dhe të ftuarve se cfarë do të ndodhë në tre ditët e ardhshme në Porte de Versailles.
Në edicionin e tij të dytë, Viva Technology synon të mbledh të gjitha idetë inovative të startup-eve më të mire nga e gjithe bota të cilët do të prezantojnë produktet e tyre përpara bizneseve që janë gati të investojnë për ato. Janë në total 1185 projekte të reja të cilat pritet të prezantohen këto ditë përpara mbi 30mijë personave që do e vizitojnë këtë aktivitet.
Por jo vetëm kaq, në salla të ndryshme do të ketë një numër të madh konferencash drejtuar teknologjisë dhe fushave si Energjia, Siguria Online, Shëndet, Marketing etj.
Kjo konferencë u ndoq live edhe nga GEEK ROOM, mundësuar nga Vodafone, të cilët këtë edicion janë media partner dhe do të mbulojnë të gjithë eventin përmes reporteve që do të ndiqni pas një jave në emision. Por më të mirat po i zbulojmë pak nga pak në faqen tonë të Instagram. Kliko tani në InstaStory dhe futu në botën e së ardhmes!