Deputeti britanik i partisë Tory, Tobias Ellwood është kthyer në një hero pas sulmit të bërë sot në Londër. Parlamentari i cili ka shërbyer në ushtrinë britanike nga viti 1991, është fotografuar në momentin e sulmit duke tentuar që të shpëtonte jetën e një polici të sulmuar, duke i bërë atij frymëmarrje artificiale. Ai është fotografuar edhe me gjak në fytyrë dhe siç mësohet nga mediat vendase, vëllai i tij ka humbur jetën gjatë një sulmi terrorist në Bali në vitin 2002.