INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Parlamenti voton shkarkimin e Drejtoreshës së AMF-së. Si do ta votojë LSI?

Parlamenti voton shkarkimin e Drejtoreshës së AMF-së. Si do ta votojë LSI?

Publikuar më: 09:37 16-03-2017

Në rendin e ditës së seancës plenare të ditës së sotme është parashikuar të hidhet në votim dhe shkarkimi nga detyra e Drejtores së AMF-së, Enkeleda Shehi.
Por një javë më parë aleati kryesor në qeveri, LSI kundërshtoi këtë propozim për shkarkimin e drejtreshës së AMF. Projektvendimi për shkarkimin e anëtarit të Bordit dhe Drejtorit Ekzekutiv të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare u miratua nga Komisioni i Ekonomisë një javë më parë vetëm me votat e socialistëve, pasi deputetët e LSI-së votuan kundër.
Deputet e LSI, Gjovalin Kadeli dhe Gledion Rehovica votuan kundër sepse sipas tyre, nuk ka material mjaftueshëm për të marrë vendimin e shkarkimit.
Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare i propozoi Kuvendit shkarkimin e drejtoreshës së AMF-së, zonjës Shehi. Në relacion bordi rendiste edhe një sërë provash ku pretendohet se Shehi ka shkelur ligjn në vendimmarrjet e saj dhe emërimet në Departamente

Article Logic
Execution time: 0.0036458969116211