INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Partia Demokratike merr vendimin e rëndësishëm, ja çfarë pritet të ndodhë

Partia Demokratike merr vendimin e rëndësishëm, ja çfarë pritet të ndodhë

Publikuar më: 20:44 08-03-2018

Partia Demokratike do të hyjë në një proces të thellë transformimi që do t’i paraprijë transformimit të Shqipërisë. Kështu është shprehur Lulzim Basha pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PD.

Kreu i demokratëve konfirmoi se në datat 28 dhe 29 Prill do të mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike.

“Pa dyshim që ka mendime kritike. Pa i rrahur mendimet nuk mund të shkohet në vendime të cilat përfaqësojnë konsensusin e të gjithë anëtarëve të Kryesisë. Dëshiroj të falenderoj anëtarët e Kryesisë për frymën e përgjegjësinë me të cilën diskutuan.

Shqiptarët e shohin këtë jo thjesht si një proces brenda Partisë Demokratike, por si procesin nga i cili do të lindë një shpresë dhe një rrugë e re për çdo shqiptar.

Unë personalisht do të garantoj që ky mos të jetë një proces formal, por i vërtetë i bashkimit të të gjitha kontributeve dhe ideve për këtë platformë të PD, për këtë transformim të PD që do t’i paraprijë transformimit që presin shqiptarët“, u shpreh Lulzim Basha për gazetarët.

Article Logic
Execution time: 0.0020730495452881