INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Partia Socialiste padit Sali Berishën. Reagon Topalli...

Partia Socialiste padit Sali Berishën. Reagon Topalli...

Publikuar më: 11:23 29-04-2016

8 ditë pas deklaratës së ish kryeminisitrit, Sali Berisha për pajisjen e shqiptarëve më armë, Partia Socialiste e padit në Prokurorinë e Përgjithshme. Padia është dorëzuar nga deputeti Taulant Balla. Kallëzimi është bërë në bazë të neneve, që kanë të bëjnë me akuzën e thirrjes për armatosje kundër rendit kushtetues, thirrje publike për veprime të dhunshme dhe përhapje e informatave të rreme që ngjallin panik. 
Edhe pse thirrjen për pajisjen e shqiptarëve me armë Berisha e sqaroi kur tha se qëllimi është për t’u mbrojtur nga bandat kriminale dhe kjo të arrihet përmes hartimit të një ligji, me sa duket nuk i ka bindur të majtët. Ata e cilësuan destabilizuese dhe u lexua si thirrje për luftë civile. Madje vetë Ministri i Brendshëm, Tahiri që në 21 prill i kërkoi prokurorisë ta merrte Berishën të pandehur.

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka dalë menjëherë në mbrojtje të Berishës.
Sipas saj, kallëzimi penal ndaj Berishës është hakmarrje primitive e një të dëshpëruari, pasi deklaroi publikisht arrestimin e Arben Frrokut.

Ajo në facebook shkruan:
“Denoncoi Shullazin e përjashtuan 10 ditë, denoncoi Arben Frrokun i bëjnë kallëzim penal! Hakmarrje primitive për Milin e Frrokun nga një i dëshpëruari!”

Article Logic
Execution time: 0.0034828186035156