Partizani po luan sot ndeshjen e parë ndaj Red Bull Salzburg për Champions League, por ndeshja ka nisur me incidente nga tifozët. Një nga “Guerrilsat” në momentin kur autobusi i Salzburgut po parkohej në sheshin para stadiumi, ka goditur me shkop xhamin e parë të tij, sipas Panorama Sport. Menjëherë ka ardhur ndërhyrja e policisë e cila shoqëroi me forcë tifozin, moment ky ku nisi përleshja mes tifozëve dhe policisë. Shefi i klubit të kuq, Genc Tomorri ka ndërhyrë duke qetësuar dy palët. Ndërkohë lojtarët e Salzburgut kanë qenë të qetë, përveç shqiptarit Valon Berisha, i cili sapo ka zbritur nga autobusi, është sharë nga një grup tifozësh që ndodheshin aty.