INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas 2 mijë vjetësh gjendet 'Bukuroshja e Fjetur'. Habiten shkencëtarët [VIDEO]

Pas 2 mijë vjetësh gjendet 'Bukuroshja e Fjetur'. Habiten shkencëtarët [VIDEO]

Publikuar më: 11:44 24-06-2018
Eshtrat 2 mijë vjeçare të një femre të varrosur me rroba luksoze dhe me dhurata për jetën e përtejme janë gjetur nën një rezervuar rus. Dhe çuditërisht trupi i ‘bukuroshes’ që fjeti 2 mijë vjet, ishte i pa prishur deri në momentin e hapjes së varrit. Kjo tërhoqi edhe më shumë shkencëtarët për të përcaktuar procesin, pasi nuk ishte e balsamosur. E mbuluar me mëndafsh dhe me boçe pishte në kraharor, ajo u gjet në këtë varr prej guri që ruante natyrshëm trupin e saj. Shkencëtarët besojnë se janë sende me vlerë të lartë ato që u gjetën, duke përfshirë një gurë të çmuar dhe një pasqyrë të stilit kinez në kutinë e make-up të gruas. Arkeologët spekulojnë se ajo ishte një grua e re "Hun" dhe shpresohet të kuptohet më shumë për jetën e saj, ndërsa do të analizohen mbetjet. Varri i gruas u gjet në bregun e lumit ‘Yenisei’, kur një rezervuar, në rrjedhën e sipërme të digës së hidrocentralit të Sayano-Shushenskaya prej 240 m, përjetoi rënie të konsiderueshme në nivelin e ujit. Për arkeologun Dr Marina Kilunovskaya, nga Instituti i Historisë së Kulturës Materiale të Shën Petersburgut, ‘mumja’ e kësaj gruaje të re nuk është rast klasik, por sipas tij duke qënë se varri ishte mbyllur fort me një kapak guri, ka mundësuar  një proces të mumifikimit natyror. 
 
 

Article Logic
Execution time: 0.0036501884460449