INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas 62 vitesh 'thyhet akulli', një president turk mbërrin në Greqi

Pas 62 vitesh 'thyhet akulli', një president turk mbërrin në Greqi

Publikuar më: 10:33 07-12-2017

Për herë të parë pas 62 vitesh një president turk viziton Greqinë.

Presidenti turk Erdogan ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Athinë ku është pritur nga ministri i jashtëm grek Kotzias.

Kreu i shtetit gjatë vizitës dy ditore do të takohet me presidentin grek dhe zyrtarët më të lartë të shtetit Helen.

Mediat raportojnë se forca të shumta sigurie janë në gadishmëri ku në shërbim janë 3 mijë policë grekë dhe 200 forca nga policia turke.

Qipro ka qënë një nga pikat ku dy shtetet nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Ndërsa në një intervistë për televizionin privat “SKAI”, Erdogan ka thënë se marrëdhëniet e këqija midis dy vendeve i përkasin së shkuarës, por ka kërkuar një rishikim të Traktatit të Lozanës, duke parashtruar përsëri kërkesën për deportimin e 8 ish-ushtarakëve turq, që u arratisën pas grushtit të dështuar shtetit, për në Greqi.

Article Logic
Execution time: 0.0036129951477051