Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kaluar një drekë pune me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Donald Lu, para largimit nga Shqipëria. Ka qenë vetë kreu i Shtetit që ka publikuar fotot nga takimi ndërsa vlerëson bashkëpunimin me ambasadorin Lu dhe thotë se e ka uruar për detyrën e re.
“Kënaqësi të kaloja një drekë lamtumire me Ambasadorin e SHBA, z.Donald Lu me të cilin bashkëpunuam për mese tre vitesh për intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona. Me këtë rast e urova Ambasadorin për suksese në detyrën e re! shkruan Presidenti Meta.
Një takim lamtumire me ambasadorin Lu zhvilloi edhe kryetarja e LSI-se, znj. Monika Kryemadhi. Takimi ishte mjaft miqësor dhe znj.Kryemadhi falenderoi Ambasadorin Lu dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë për konsolidimin e demokracisë në Shqipëri.