Kryeministri Edi Rama pasi riktheu riktheu Blendi Gonxhen duke e emëruar drejtor të Transportit Rrugor, sot ka emëruar në një post kyç, një tjetër emër të besuar të tij.
Behet fjalë për Dritan Agollin, ish Administratori i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës kur kjo e fundit drejtohej nga Rama, shkruan newsbomb.al.
Shefi i qeverisë i ka propozuar sot Agollit postin e drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit që deri tani drejtohej nga Benet Beci, i cili mori drejtimin e KESH.