INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas deklaratave të Ramës, Greqia nis “hakmarrjen

Pas deklaratave të Ramës, Greqia nis “hakmarrjen". Kthehen 100 shqiptarë brenda 24 orëve

Publikuar më: 12:41 05-11-2016

Si duket kanë qenë deklaratat e Kryeministrit Rama në lidhje me çështjen çame ato që kanë krijuar tensione me shtetin grek. Dhe ky i fundit ka gjetur si mënyrë hakmarrjeje duke kthyer rreth 100 shqiptarë të cilët janë parë në pikën kufitare të kakavijës mëngjesin e sotëm. Ata janë kthyer me pretekstin mungeses se dokumentacionit, ose mos disponim  i të pkatën 100 euro-ve me vete.

Qytetarët janë shprehur të irrituar nga veprimet e palës greke, pasi sipas tyre ata janë në rregull me të gjitha dokumentat dhe se nuk po marrin vesh asgjë se çfarë po ndodh. “Fshesa” në kufi po ndodh, ndërkohë që marrdhëniet ndërmjet dy shtetëve vazhdojnë të jenë të tensionuara për çeshtjen e himarës dhe deklaratat e Ramës të mbajtur mbi Akropolin. Por, kjo nuk është dicka e pazakontë nga pala greke, e cila gjithmonë ka hapur probleme  për qytetarët shqiptarë, më refuzimin e hyrjes në shtetin fqinj apo  krijimin e radhëve të gjata në doganat greke me pretekste të ndryshme.

Ndërkohë që në tiranë ndodhet  drejtori I Policisë Greke, Kostantinos Tsouvalas, Ministri I Brendshëm Tahiri I ka kërkuar të lejohet levizja e lirë e shtetasve shqiptarë në zonën “Shengen”, por  përseri as kjo nuk është marrë farë parasysh nga Athina Zyrtare, e cila sic duket po “hakmerret” ndaj tonëve në rritje të Tiranës Zyrtare e cila I ka kërkuar Athinës  të mos ndërhyrje në punët e brendshme të Shqiperisë.

Article Logic
Execution time: 0.0036389827728271