INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas denoncimit, oficeri Nuhu flet nga Europa: Më kanë kërcënuar, kam prova, më kanë ofruar para...

Pas denoncimit, oficeri Nuhu flet nga Europa: Më kanë kërcënuar, kam prova, më kanë ofruar para...

Publikuar më: 21:16 27-09-2018

Oficeri i policisë, Emiljano Nuhu i cili ka qenë kryetema e medias, në një lidhje direkte me Opinion mbrëmjen e sotme ka deklaruar se i qëndronte atyre që ka thënë për djalin e deputetit Rrahman Rraja.

Nuhu ka treguar se për arsye sigurie ai ka lëvizur nga vendi ku qëndronte, por ndodhet në një vend të BE.

“Nuk e kam pasur në plan të ikja për azil. E kam marrë vendimin brenda ditës. U kërcënova në zyrën time”, tha Nuhu.

Ai ka treguar gjithashtu se pavarësisht se ka kërkuar ndihmë ai nuk marrë asnjë mbrojtje. “Kam dokumentet por në një kohë të dytë do ja paraqes drejtësisë. Nuk mund ti japë në media”, u shpreh Nuhu.

Emiljano Nuhu ka denoncuar gjithashtu se i kanë ofruar para në kërkim të heshtjes, një ditë pas intervistës së tij.

“Më kanë kontaktuar permes celularit njerez të mi të njohur edhe më kanë ofruar para”, tha Nuhu, “në kanë thënë që kundrejt shpërblimit hap gojën sa lekë do dhe mos e përmend emrin”.

Fevziu: Kur?

Nuhu: Sot, sot.

Fevziu: Po thuaj emrat!

Nuhu: S’mund ta them emrin se janë lidhje shoqërore të miat. E pamundur që ti nxjerr se ata jetojnë në Shqipëri

Artan Hoxha: Atë njeriun që të ka çuar Taulanti, atë thuaje.

Nuhu: S’mund ti nxjerr emrat…

Article Logic
Execution time: 0.0037109851837158