Shpëtohet ditën e sotme një ari i murrëm në fshatin Polisë.
Ngjarja është bërë e ditur nga kryetari i agjencive së Zonave të Mbrojtura në Elbasan, Fatmir Brezhda i cili nëpërmjet një postimimi ka falënderuar të gjithë ata që bënë të mundur shpëtimin e kafshës së gjorë që kishte dy ditë e zënë në lakun me kavo celiku që ishte vendosur nga banorët e zonës.
"Asnjë tmerr, asnjë rrezik dhe asnjë kanosje për banorët e fshatit Polis Valë ! Sapo shpëtuam kafshën e gjorë që rënkonte prej dy ditësh e zënë në lakun me kavo çeliku dhe që kishte marrë plagë të rënda në trup.Falenderojmë ekipin e "Four Paws" për punën e shkëlqyer që kreu për mjekimin dhe lirimin e ariut të murrëm për të jetuar i lirë," shprehet Brezhda