INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas dy letrave, Basha i kthen përgjigje Ramës…

Pas dy letrave, Basha i kthen përgjigje Ramës…

Publikuar më: 14:20 23-05-2019

Pas dy letrave publike nga kryeministri Edi Rama, Lulzim Basha vendosi t’i dërgojë një letër të hapur ku bëri me dije edhe përgjigjen e tij.

Në një postim drejtuar edhe qytetarëve, Basha ka renditur faktet që e çuan vendin deri në këtë situatë, duke filluar nga reforma në drejtësi, e cila sipas tij do të vonohet edhe për 4-5 vite ndërkohë që vendi është pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë.

Në letrën e tij, Basha shkruan se Rama po të kishte pasur një fije respekti për qytetarët do duhet të kishte dhënë dorëheqje nga 20 herë.

“Dje, pasi shpalli hapur se shqiptarët janë më mirë pa gjykata, Edi Rama më dërgoi mua një letër për të më ftuar në “dialog”, pra, që unë dhe ai të ulemi për të biseduar, sepse, sipas tij, kështu e kërkon demokracia. Në të vërtetë demokracia e kërkon që pushteti të burojë nga populli dhe të dialogojë me popullin, demokracia kërkon që mosmarrëveshjet që nuk i zgjidh dot politika t’i zgjidhë populli, me vote….“Ndryshimi i madh që duam të gjithë, standardet europiane në Shqipërinë tonë mund të arrihen vetëm nga një pushtet që buron nga vota e lirë e qytetarëve dhe ushtrohet në emër të tyre. Prandaj, ju ftoj që të bashkohemi të gjithë në protestat tona për largimin e tij, dhe në dialogun kombëtar për ndryshimin e vërtetë që duhet të sjellim për garantuar të ardhmen Europiane të Shqipërisë”, shkruan Basha ndër të tjera në letrën e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0040450096130371