Është miratuar në parlament lista me anëtarët kandidatë për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. U desh raundi i tretë dhe i fundit që të miratohej në Kuvend, lista e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Menjëherë pas formimit të këtyre organeve, ka ardhur reagimi i Donald Lu me anë të një postimi në faqën zyrtare të Ambasadës Amerikane. Lu shkruar se politikanët kanë frikë nga reforma në drejtësi dhe thekson se i beson më shumë një përzgjedhjeje rastësore sesa asaj nga politikanët.