Kriza politike dhe gjetja e një zgjidhjeje ka bërë që kryeministri Edi Rama t’i dërgojë deri më tani 6 letra Lulzim Bashës, ku e fton në dialog pa kushte. Por lideri i PD, ka refuzuar të ulët në tryezën e bisedimeve dhe nuk heq dorë nga kërkesat e tij: largimi i kryeministrit, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.
Me letrën e gjashtë Rama theksoi se letrave të tij po u vinte fundi.
Ndërsa sot kryeminisitri ka publikuar në rrjetin social Instagram një foto me kryeveprën e Leonardo Da Vinçit, ‘Darka e Fundit’ dhe shprehet se kjo vepër është restauruar pas 22 vitesh.
Darka e fundit, është darka që hëngri Jezu Krishti me apostujt mbrëmjen para vdekjes.