Pas grabitjes së 9 Prillit në Rians, zbardhen masat e reja të sigurisë në Aeroport. Punonjësve të ICTS që futen në pistë dhe punonjësve që merrem me shkarkimin e bagazheve nuk ju lejohet më telefoni.
Sipas Report.tv çdo automjet që futet në pistë përfshi dhe ato të ICTS-së duhet të raportojë targat tek policia e më pas ju miratohet leja.
Po kështu çdo kompani që operon në pistë apo firmë përfshi dhe institucionet publike si hetimi tatimor e doganat dorëzojnë më parë listat e stafit, ata kontrollohen e më pas policia i pajis me fletëhyrje.