INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Haxhinastos e Ndojit, dorëheqja e tretë në 5 orë

Pas Haxhinastos e Ndojit, dorëheqja e tretë në 5 orë

Publikuar më: 13:30 02-09-2016

Dita e premte ka qënë ditë dorëheqjes për disa zyrtarë të lartë në vend.
Në orën 09:20 minuta u bë publik lajmi i largimit nga Arkivi i Shtetit i drejtorit Gjet Ndoj, e sigurisht dhe emri i pasardhësit të tij, i cili vjen nga radhët e PDIU. Këshilltari i Shpëtim Idrizit Ardit Bido ka marrë detyrën e Drejtorit të Arkivit të Shtetit.
Por pa kaluar shumë, dorëheqjet prekën poste shumë të rëndësishme, atë të postit të Ministrit. Edmond Haxhinasto i dorëzoj kryeministrit Edi Rama dorëheqjen nga posti që mbate prej 3 vitesh. në orën 11:30 lajmi u bë publik për mediat, e vetëm pak minuta më vonë u mësua dhe pasardhësi i tij, Sokol Dervishi.
Por pa kaluar shumë nga dorëheqja për shkak të detyrave në parti, siç u argumentua largimi i Edmond Haxhinastos, bëhet publik një tjetër dorëheqje.
Mësohet se Kreu i Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore Dael Dervishi, i ka dorëzuar dorëheqjen e parevokueshme Ministrit të Energjisë Damian Gjiknuri dhe sipas burimeve bëhet e ditur se ajo është e parevokueshme
Në media kanë dalë dhe emri i mundshëm që do të zëvëndësojë Dael Dervishin, dhe thuhet se është Viktor Tushaj.

Article Logic
Execution time: 0.0035269260406494