INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas kthimit në Shqipëri, policja që humbi gishtat në protestë takohet me Ministrin e Brendshëm [FOTO]

Pas kthimit në Shqipëri, policja që humbi gishtat në protestë takohet me Ministrin e Brendshëm [FOTO]

Publikuar më: 13:23 22-12-2018

Punonjësja e policisë që mbeti e plagosur nga një kapsollë gjatë protestës së 22 nëntorit para parlamentit, është kthyer mbrëmjen e kaluar në Tiranë. Ina Nuka ka mbërritur në Rinas rreth orës 21:30 pas trajtimit mjekësor të specializuar në Ankara të Turqisë dhe ndërhyrjes që i bëri të mundur rikthimin e gishtit të këputur.

Paraditen e sotme Ina Nuka është pritur dhe nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi. Ministri nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook shprehet se Ina është një model domethënës angazhimi për rininë e vendit tonë.

"Sot prita në zyrë Inën, të rikthyer plot forcë, energji dhe vullnet për të vazhduar shërbimin ndaj sigurisë tonë.
Një model domethënës angazhimi për rininë e vendit tonë", shkruan Lleshaj.

llelshsi.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038919448852539