INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas miratimit të ligjit Rama kujtohet ti bëjë të qarta llojet e plehërave, që do vijnë

Pas miratimit të ligjit Rama kujtohet ti bëjë të qarta llojet e plehërave, që do vijnë

Publikuar më: 13:14 23-09-2016

Duhet që ligji të miratohej dhe shoqëria civile të vijojë aksionin për të ndaluar zbatimin e ligjit për importin e mbeturinave që kryeministri të publikojë llojet  e plehërave që do të importohen në vendin tonë. Të çudit fakti se përse kjo ndodhi sot gjithësesi në foton me 4 lloj mbetjesh që publikon Rama duket qartë se do të na vijnë shishe plastike dhe alumini, kuti kartoni dhe mbetje druri.

Rama e ka shoqëruar dhe me një sqarim të gjatë këtë foto.

“Ja të vetmet artikuj që lejohen të importohen për riciklim. Zhurma e orkestruar e atyre që duan të nxjerrin përfitime politike duke trembur njerëzit dhe e atyre që nuk duan të dëgjojnë po vetëm të flasin, është edhe këtë herë një thikë e cila u ngulet pabesisht në tru njerëzve që për shkak të tmerreve e poshtërsive që kanë parë apo pësuar në të shkuarën, e dëgjojnë këtë kor zhurmaxhinjsh profesionistë!
Ligji i votuar mbrëmë nuk ka asnjë lidhje me plehrat ogurzeza, po është vetëm një hap i natyrshëm dhe i domosdoshëm për të normalizuar situatën ligjore në lidhje me riciklimin e mbetjeve të listës së gjelbërt të Bashkimit Europian; për të fuqizuar industrinë e lehtë të riciklimit me qëllim rritjen e përpunimit edhe të mbetjeve të vendit.
Dëgjojeni mirë: Falimentimi i kësaj industrie sot, do të thoshte një Shqipëri më e ndotur nesër! Jo më kot e gjithë pjesa e shëndoshë e specialistëve të mjedisit dhe e ambientalistëve që pasion ka mjedisin jo protestat pa arsye, kanë dhënë kontribut në hartimin e ligjit dhe e mbështesin atë.
Të tjerat janë broçkullat e radhës që dalin nga kazani i politikës së ulët të interesave të atyre që donin të digjnin në Shqipëri, plehrat e importit!”

Article Logic
Execution time: 0.003270149230957