INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas përleshjeve të dhunshme çfarë pritet në Gaza, reagimi i ashpër i Erdogan

Pas përleshjeve të dhunshme çfarë pritet në Gaza, reagimi i ashpër i Erdogan

Publikuar më: 16:17 15-05-2018

Pas përleshjeve të një dite më parë në Rripin e Gazës, tashmë ekziston risku që protesta të zgjerohet në Jeruzalemin Lindor dhe në Bregun Perëndimor.

Masakra e të hënës pikërisht në ditën e inagurimit të ambasadës amerikane në Jeruzalem ku mbetën të vrarë me dhjetra persona dhe u plagosën me mijëra ka tronditur pjesën tjetër të komunitetit arab në Izrael.

Zyrtarët palestinezë thanë se përveç të vrarëve të kësaj të hëne, rreth 2700 persona të tjerë janë lënduar dhe besohet se kjo ishte dita më vdekjeprurëse në gaza që nga 2014.Tre ditë zie janë shpallur nga Organizata për çlirimin e Palestinës për të kryer funeralet e viktimave të shumta të Gazës .

Mes tyre është edhe një e porsalindur, 8 muajshe, e cila vdiq pasi u helmua nga gazrat lotsjellës në përplasjet mes forcave izraelite dhe protestuesve.

Turqia, është ndër shtetet e para që ka reaguar lidhur me situatën në Lindjen e mesme. Ankaraja ka vendosur të thërrasë ambasadorët e saj në Uashington dhe Tel Aviv. Një masë e tillë merret në shenjë proteste “për dhunën e ushtruar nga ushtarët izraelitë kundër protestuesve në Rripin e Gazës:, duke i konsideruar “Shtetet e Bashkuara bashkëpërgjegjëse”.

Recep Tayyip Erdogan ka shpallur gjithashtu tre ditë zie kombëtare në Ankara për palestinezët e vrarë.

Udhëheqësi turk ka lajmëruar gjithashtu se të premten do të zhvillojë një takim të jashtëzakonshëm për çështjen e Linjdes së Mesme, dhe i ka kërkuar Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara që të zhvillojë një mbledhje urgjente për të diskutuar për situatën në Izrael.

OKB i cilësoi përleshjet në Gaza si “shkelje të rënda të të drejtave të njeriut”.

Article Logic
Execution time: 0.0018041133880615