INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas pezullimit të Mynyr Konit, komandohet rektori i ri [EMRI]

Pas pezullimit të Mynyr Konit, komandohet rektori i ri [EMRI]

Publikuar më: 11:49 15-04-2019

Pas pezullimit nga detyra të rektorit Mynyr Koni nga ministrja e Arsimit Besa Shahini e cila kërkoi nga presidenti Ilir Meta shkarkimin e tij, është komanduar ditën e sotme zëvendësuesi i tij në detyrë.

Bernard Dosti, i cili është aktualisht zëvendës rektor në Universitetin e Tiranës do të mbajë pozicionin e Rektorit deri në përfundim të çështjes dhe dhënies së vendimit të formës së prerë.

Në deklaratën e saj për mediat, ministrja Besa Sahini njoftoi se pezullimi i tij vjen për shkak se nuk ka reaguar pas kërkesave të studentëve,për plotësimin e tyre.

Pezullimi i tij ishte njoftuar më herët edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh gjatë një takimi me studentë dhe pedagogë se Koni nuk ka mbajtur përgjegjësitë që i takojnë në raport me problemet e studentëve.

Ai tha se pas protestës së studentëve çdo gjë ka lëvizur përveç xhaketës së rektorit, që sipas tij ai vijon që të mos ketë asnjë shqetësim edhe pse pjesa më e madhe e kërkesave të studentëve është përgjegjësi e rektoratit, bazuar te autonomia.

Article Logic
Execution time: 0.0036318302154541