INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas protestës, reagon edhe Kryemadhi: Dua të dënoj ata që…

Pas protestës, reagon edhe Kryemadhi: Dua të dënoj ata që…

Publikuar më: 12:53 26-05-2018

Pas përfundimit të protestës kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se tani është koha që Edi Rama të largohet.

“Rama të dalë nga tuneli i krimit, të largohet se tashmë është vetëm dhe nuk e ndjek njeri nga mbrapa. Të largohet për t’i dhënë shans Shqipërisë për tu integruar në BE”,- tha Kryemadhi nga selia e LSI-së.

Kryetarja e LSI dënoi dhunën e policisë ndaj kryeredaktorit të Rilindjes Demokratike, Bledi Kasmi. Ajo tha se prokuroria duhet të hetojë për dhunën ndaj protestueseve.

“Falënderoj qytetarët dhe mijëra anëtarët e LSI-së që ishin në protestë. I falënderoj për besimin forcën dhe kurajën që dhanë sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sot ishte një protestë qytetare e cila çdo ditë e më shumë e afron Shqipërinë me BE dhe është vetëm qeveria e krimit dhe drogës që e largon Shqipërinë nga BE. Falenderoj policinë që kreu detyrën, por dua të dënoj dhe ata që dhunuan gazetarin dhe kryeredaktorin e RD dhe i bëj thirrje prokurorisë të marrë masa për të dënuar çdo segment të qeverisë së krimit që vendosin dorë mbi qytetarët dhe gazetarët”,- tha Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.0036900043487549