INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas studentëve edhe biznesi 4 kërkesa për qeverinë. Sot ul qepenat për 8 orë

Pas studentëve edhe biznesi 4 kërkesa për qeverinë. Sot ul qepenat për 8 orë

Publikuar më: 09:22 19-12-2018

Duket se protesta e studentëve ka frymëzuar edhe biznesin e vogël dhe atë mesëm, i cili sot lajmëron se do të dalë në protestë. Në shenjë revoltimi, ata kanë ulur qepenat që në orën 8:00 dhe do t'i mbajnë të mbyllur bizneset e tyre deri në orën 16:00. Revolta që pritet të shtrihet në rang kombëtar ka parashtruar katër kërkesa. Të katër kërkesat synojnë lehtësimin e barrës fiskale për biznesin e vogël dhe atë të mesëm. 

Kërkesat e biznesit:
1-Rritja e pragut të TVSH-së për Biznesin e Vogël dhe të Mesëm nga 2 mln lekë që është sot, në minimalisht 12 mln lekë
2-Ulja e çmimit të energjisë elektrike të vlerës aktuale që është sot
3-Ulja e çmimit të karburantit me 40 lekë për litër
4-Ndalja e projektit korruptiv i zëvendësimit të kasave fiskale
Përfaqësuesit e Shoqatës së Biznesit paralajmërojnë përshkallëzim të protestës nëse zëri i tyre nuk dëgjohet, ndërsa kanë bërë thirrje për dialog me qeverinë.

Article Logic
Execution time: 0.0024139881134033